Mediat britanike vazhdojnë të shkruajnë me shqetësim për rastet e shumta të shqiptarëve, të përfshirë në rritjen dhe trafikun e kanabisit në Britaninë e Madhe.

Këtë herë, mediat angleze shkruajnë se është zbuluar se në një shtëpi në Coventry janë zbuluar sasi kokaine dhe tufa me para.

Uniformat blu në Angli kanë prangosur 25-vjeçarin e quajtur Leonard Conga.

Ka dyshime se pas Congës qëndron një grup kriminal i trafikut të kanabisit në Britaninë e Madhe.

Atij iu gjetën edhe 40 mijë stërlina, të fshehura nën dyshemenë e banesës. Kanabisi i sekuestruar mendohet se shkon në shumën prej 147 mijë stërlina.

Shqiptari ka deklaruar se punon për një grup kriminal nga Shqipëria, ka dëmtuar dorën dhe prandaj nuk punonte dot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb