Zbardhjen detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri në Shkodër. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se është qëlluar ndaj mjetit që drejtohej nga 30-vjeçari Tauland Pepaj.

Ky i fundit rezulton një person me precedent penal, pasi , pasi në vitin 2017 është kapur për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Ai është arrestuar në atë kohë, por siç duket ka dalë dhe sot është përballur me plumba.

Ndërkohë, efektivët e Policisë Shkodër dhe ato të FNSH kanë gjetur në vendngjarje dy gëzhoja, të cilat i kanë sekuestruar si prova materiale. Po ashtu, efektivët kanë sekuestruar edhe pamjet filmike, ndërsa po merren pyetje dëshmitarë nga vendngjarje.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb