Një automjet ka shpërthyer sot pasi i është vendosur lëndë plasëse. Ngjarja ndodhi në fshatin Zallë të Krujës. Gazetari Julian Shota raporton për BalkanWeb se shënjestër e sulmit është bërë makina e shtetasit Lirim Tali, një i dënuar për drogë, që qëndronte në arrest shtëpie.

Burime zyrtare bënë me dije se makina ka qenë e parkuar pranë banesës së tij. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sqarojmë se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb