Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, në një operacion të krye në Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Korçë, ka zbuluar se një nga personat e mbajtur në paraburgim, kishte futur në ambient një telefon celular.

Ky person, i identifikuar si shtetasi Frensi Avdiu, është arrestuar.

Njoftimi: 

Më date 19.04.2024 në orën 00:10 u arrestua në flagrancë për veprën penale futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP parashikuar nga neni 324/A K penal i paraburgosuri : F.A i paraburgosur për Veprën penale “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike” parashikuar nga neni 283 i kodit penal, pasi :
Nga kontrolli ushtruar në dhomën e akomoduar në IEVP Korçë u konstatua një telefon celular Iphone.
Materialet i kaluan për veprime te mëtjeshme prokurorisë juridiksion i përgjithshëm Korçë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: