Një nga punonjësit e rafinerisë ka ndërruar jetë, në Fier.  Mësohet se viktima është Artan Voshtima, i cili ka pësuar sulm në zemër, sapo është kthyer nga protesta për në shtëpi.

Gazetari Ervis Kuci raporton për “Balkanweb” se Voshtima ka ndërruar jetë këtë pasdite në banesë. Shkaqet e vdekjes së tij kanë qenë natyrale.

  • foto galeri

Artan Voshtima ka qenë pjesë e protestës së naftëtarëve të Fierit, që kërkonin pagat e prapambetura, por jo e grevës.

Familjarët e të ndjerit nuk kanë pranuar që të afërmit të tyre t’i bëhet autopsia.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb