Është mësuar emri i autorit të plagosjes së ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë.

Mësohet se autori i plagosjes është shtetasi Toni Nake, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Nake, 50 vjeç dyshohet se ka qëlluar disa herë me thikë në bark 49-vjeçarin Kreshnik Cara.

“Policia, në njoftimin zyrtar dha më shumë detaje për ngjarjen.

Tiranë

Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marko Boçari” ishte dëmtuar me mjet prerës shtetasi K. C., 49 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi T. N., 50 vjeç.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhej në njoftim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: