Një tjetër aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Peqin, në fshatin Bishqem.

Sipas burimeve zyrtare një furgon është përplasur me një motor dhe për pasojë një person ka humbur jetën pasi u transportua ne Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Burime nga ky spital bënë me dije pavarësisht se 72-vjeçarit  Myslim Saliut ju dha ndihma e parë mjekësore, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të shkaktuara në kokë.

“Më datë 22.09.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bishqem, mjeti furgon tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. A., banues në Elbasan, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. S.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, në spital, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi M. S., rreth 72 vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit’, njofton policia.

Ndërkohë edhe mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Karin, një 49-vjeçar ndërroi jetë pasi u aksidentua me një tjetër makinë, ndërsa të plagosur mbetën edhe dy persona që ndodheshin në të.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: