Mediat italiane kanë zbuluar emrin e 23-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në rrethinat e Barit në Itali. Sipas repubblica.it, viktima shtë Victorian Picaku. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 21:35 në një shesh të mbipopulluar të Coratos.

Picaku u qëllua nga pas nga dy persona që lëviznin me një motor “Scooter”. Plumbat e kapën të riun në kokë dhe mushkëri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia italiane po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes.


Viktima bënte punë të ndryshme në fshat, precedentë të vegjël, hetuesit shpjegojnë se nuk kishte të bënte me krimin e organizuar. Hetimet po zhvillohen në pista të ndryshme pa përjashtuar atë të pasionit.

Gjatë natës u morën në pyetje disa njerëz, anëtarë të familjes dhe miq të të riut, por edhe ata që panë ngjarjen. Mbetet për t’u verifikuar nëse ka qenë një person ose dy, në motor që kanë qëlluar e më pas u zhdukën. Hetimet koordinohen nga gjykatësja e Prokurorisë së Tranit Raffaella De Luca.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: