BARI- Një i ri shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e kaluar në Bari. Sipas Ansa-s, 23-vjeçari Victorian Pikaku i padënuar me parë është qëlluar mbrëmjen e kaluar në sheshin “Abbazia” në Corato, provincë e Barit, në praninë e dhjetëra personave që kishin mbushur vendin.

Nga informacionet e para, mësohet se kanë qenë dy persona që lëviznin me një motor “Scooter” që e kanë qëlluar të riun pas shpine.

Në vend kanë shkuar menjëherë mjekët dhe një ambulancë e 118 që janë përpjekur të reanimojnë të riun. Por plumbat e vrasësve e kishin kapur 23-vjeçari në kokë dhe në mushkëri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb