Zbulohet identieti i viktimës në Durrës. Gazetari Igli Çelmeta raportoi se ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Mërkuri Ismaili, rreth 48-vjeç.

Mësohet se Arben Mërkuri Ismaili është qëlluar me dy plumba nga persona ende të paidentifikuar në qendër të Sukthit dhe ka ndërruar jetë në vend. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Disa postblloqe janë ngritur për kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: