ASTI

Mediat italiane shkruajnë se një burrë me origjinë shqiptare u arrestua për tentativë vrasje, ngjarje kjo e ndodhur javë më parë në Corso Matteotti.

Në pranga përfundoi shtetasi shqiptar Gilmond Metaliu, 41 vjeç, i cili u arrestua në shtëpinë e tij në Asti, i vetëm dhe me valixhet gati për t’u arratisur. Makina që ai ka përdorur për të kryer krimin është sekuestruar nga ana e policisë, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri

Emigranti 39 vjeçar me iniciale A.X me origjinë shqiptare, u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e 24 tetorit, ndërsa ecte përgjatë Corso Matteotti. Ai iu nënshtrua dy operacioneve dhe është në koma, kurse në spital me urgjencë e ka dërguar një rumun.

Metaliu u arrit që të identifikohet, falë një pune të lavdërueshme të policisë italiane, që ka arritur të gjurmojë automjetin, me të cilin u tentua vrasja e një personi. Gilmond

Gilmond Metaliu është një emër i njohur për policinë, i dënuar më parë për krime ndaj personit, falsifikim dhe trafik armësh. Këtë herë, ai do të përgjigjet për akuzat e vrasjes në tentativë dhe ndalimit dhe mbajtjes së një arme zjarri.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb