Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave, ndërsa theksoi se ende nuk ka parë asnjë VKM.

Ajo theksoi se gjithçka ngelet në kuadrin e premtimeve elektorale dhe inflacionit të premtimeve socialiste përpara zgjedhjeve.

REAGIMI I TABAKUT
?Inflacioni i premtimeve socialiste!
Prej javësh dëgjoj dhe lexoj rreshta pa fund për pagat e reja por deri tani nuk po shoh asnjë VKM, akt të qeverisë apo projektligj që shtyhet për t’u votuar.
Mbetemi në kuadrin e premtimeve elektorale dhe inflacionit të premtimeve socialiste përpara zgjedhjeve.
Ëndrra në beze, do thonin të parët!
Mos i merrni shqiptarët për budallenj!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb