Një prind ngre dyshime rreth shkakut të simptomave te fëmijët në kopshtin në Korçë dhe kërkon që rasti të hetohet në mënyrë të plotë.
Sipas tij, dezinfektimi në kopsht është kryer në fillim të shtatorit, por enët e kuzhinës nuk ishin përdorur deri pak ditë më parë, pasi nuk kishte nisur shërbimi i ushqimit, për shkak të mungesës së tenderit, raporton gazetarja Lorena Kodra.
Prindi thotë se ushqimi nisi të enjten, ndërsa të premten në mbrëmje djali i shfaqi simptoma të një helmimi. Prindi ngre dyshimin se enët mund të kenë qenë të papastra ose të papërshtatshme për përdorim pas një periudhe të gjatë mosshfrytëzimi.
Prindërit kërkojnë verifikimin e kushteve higjieno-sanitare, ushqimeve të konsumuara dhe enëve të kuzhinës, për të përcaktuar shkakun e simptomave te fëmijët.
Kopshti ku ndodhi helmimi i fëmijëve njihej si kopshti 17, por tani ka ndryshur emër dhe njihet si kopshti nr 2.
