Në rrëfimin ekskluziv për emisionin “Kjo javë”, ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme në komunizëm, Qemal Lame, rrefën se dikatori Enver Hoxha ishte i vendosur aso kohe për arrestimin e shkrimtarit Ismail Kadare. Lame rrëfen bisedën e bërë me diktatorin Hoxha lidhur me cështjen.

Lame thotë se pavarësisht se protagonistët kryesorë në bisedë për dosjen e komplotit kanë ndërruar jetë, dokumentet ekzistojnë ashtu sikundër ka dëshmi ndër të gjallë që duhet të marrin guximin për të folur. “ E marrim të mirëqenë që nuk ka dosje, janë punëtorët operativë që jetojnë akoma dhe që e kanë ndjekur dhe ata duhet të flasin, ashtu sic flas është.” thekson ish kryehetuesi.

Kur ka qenë biseda e parë me diktatorin?
Pasi dhash përgjigjen, lamë takim me diktatorin të cilin e kam shkruar datën në libër.

Po 27 shtator ’82…
Takimi ishte i shkurtër. Ashtu i kishte bisedat ai. Unë i raportova për konkluzionin tim dhe më përpara i kisha dërguar një promemorie se kisha bërë një studim për krimet kundër shtetit. Ishte dakord me mendimin tim dhe më tha ta lëmë edhe një herë. Unë e kam arsyetuar më gjatë në libër.

Po e qartë, bëhet fjalë për ’82 kur u la për një farë periudhe… sa i vendosur ishte Enver Hoxha për ta arrestuar Ismail Kadarenë dhe në bisedat tuaja, merrte mendim nga ju?
Ai ishte tërësisht i vendosur dhe duhet të kemi parasysh që kur fliste ai nuk kishte njeri ta kundërshtonte.

Atëherë pse nuk u arrestua Ismail Kadare?
Mua më erdhi e paparitur kjo porosi, them e papritur se i pash materialet, ato nuk qëndronin. Aty argumentohej fajësia, sidomos në një procesverbal që është përmendur edhe në libra. Është përmendur publikisht përpara se ta botoj unë. Është një proces verbal i pyetjes së Fiqeret Shehut, është i njohur në media. Unë pash materialet dhe i bëra promemorien, ai e mori e pa.. Argumentova që nuk mund të arrestohet, të zgjerohet komploti se do të shkohej në përmasa të gjera, ishin arrestuar rreth 23 persona dhe të shtohej më pas me komplotistë të tjerë, për mua ishte jë veprim i pajustifikuar. E them i pajustifikuar sepse ngjarja që ndodhi me Mehmet Shehun nuk u pranua në opinion publik edhe hetimi që po bëhesh, megjithëse shumë sekret dhe arrestimi i personave shumë të rëndësishëm nuk i bindi njerëzit. Unë në këtë rast i parashtrova gjendjen e kriminalitetit, intensitetin e lartë të krimeve kundër shtetit, arrestimet e shumta që ishin bërë dhe këtë e bëra që të mos zgjatesh më tej kjo cështje. Ky ishte mendimi im me shumë përgjegjësi. Ishte një situatë e jashtëzakonshme dhe unë që flas tani kur e kujtoj është shumë e rëndë.

Flisni se kishit në dorë materialet që iu dhanë, që të arrihej deri te arrestimi i Ismail Kadaresë, ju keni bërë botimin tuaj, pse nuk mbështeten dokumenta ato c’ka ju thoni?
Dokumentet janë edhe sot të botuara është një procesverbal tipik i Fiqeret Shehut, që ekziston. Është i botuar një dorëshkrim i Enverit që i bënte pyetje hetuesve për Fiqeret Shehun. Mbi bazën e saj janë ndërtuar hetimet por këto kanë qenë para se të shkoja unë, madje që ta dini edhe ata persona që e trajtojnë këtë problem, unë do t’ju sygjeroja atyre që kanë rezerva në këtë drejtim të shohin dosjen e komplotit, në atë dosje janë të gjitha dokumentat. Edhe do të binden tërësisht, pjesërisht janë bërë të njohura në emisione të ndryshme, por dukumenta më të plota dhe kopje e këtij procesverbali që qarkullon në media është në dosjen e komplotit. Këto dokumente janë konkrete, nuk janë të sajuara apo mendime që jepen për të justifikuar një qëndrim.

Ju jeni shprehur se nuk gjendet një dosje 2A ku të jetë dokumentuar ndjekja agjenturore, apo jo. Por në fakt ndjekja sipas jush ka vijuar në formë intensive..
Në dosjen 2A, hetuesia dhe unë konkretisht nuk kisha mundësi të hyja në punën operative mua më erdhën këto materiale që ju thash për Ismailin. Kanë qenë rreth 30 kallëzime edhe më shumë që ishin grumbulluar, por kryesorja ishte e Fiqeret Shehut mbi bazën e Fiqeret Shehut ishte ndërtuar e gjithë legjenda e Mehmet Shehut edhe tabloja sinoptike. Në këtë drejtim duhet të kemi parasysh që unë si hetuesi dhe më pas në fund të majit te 1983 u krijua Hetuesia e Përgjithshme dhe u emërova unë si kryetar i saj. Pas kësaj kohe unë isha më i shkëputur dhe s’kisha lidhje, kur isha unë në hetuesi të brendshme të gjithë veprimtarinë e hetuesisë e drejtonte Ministri i Brendshëm, ndaj unë nuk kisha asnjë shanc të hyja në hetime ose në punën operative. Kjo është e vërtetë, janë dokumentat që e vërtetojnë. Unë për sa kam mundur të mësoj i kam dokumentuar me korrektësi. Dosja 2A nuk gjendjet sepse një herë në vitin 1972 ka patur një dosje që është asgjësuar. Dosja e komplotit duhet të jetë në arkivën operative të ministrisë së brendshme dhe aty duhet të ndodhen shumë materiale. Mund të jenë seleksionime, djegie të materialeve, por sido që të jetë aty ndodhen materiale. E marrim të mirëqenë që nuk ka dosje, janë punëtorët operativë që jetojnë akoma dhe që e kanë ndjekur dhe ata duhet të flasin, ashtu sic flas është. Është zv/ministri i brendshëm që e kan ndjekur, është drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, është zv/drejtori i Sigurimit të shtetit, është përgjegjësi i grupit operativ, dhe këta persona jetojnë, mund të dëshmojnë. Materialet që janë në arkivin e SHIK dhe personat që janë në jetë, mund të japin sqarime të bollshme. Dokumenta ka pasur dhe kjo është e sigurtë. Pse unë arrita të japë këtë mendim për Ismailin. Unë u nisa nga insteresa kombëtare.

Ju nuk keni asnjë njohje personale me Ismal Kadarenë?
Unë nuk kam patur asnjë njohje

Keni patur kontakte së fundmi pas botimit të librit?
Dua ta sqaroj tamam. Në librin e parë unë e kam trajtuar atë problem se duhet ta trajtoja, s’kishte rrugë tjetër. Kur flisja për shembjen e mureve të komunizmit detyrimisht duhet të flisja për personat tipit që u ndoqën atëherë. Aty e kam përmedur edhe Ismailin se u largua dhe shkoi në Paris. Këtë pjesë e kisha material që e kisha përgatitur në libër, prej vitit 1981. Unë Ismailin nuk e kam takuar kur botova librin e parë. Pas kësaj para se të përfundoja këtë libër, rastësisht jemi takuar, e kam takuar shumë pak , e kam përshëndetur, ma prezantuan se unë nuk kisha miqësi e shoqëri me të. Ky ishte rasti, nuk e kam njohur dhe nuk kap pas kontakte me te. Edhe pas botimit tani nuk kam kontakt me te dhe nuk pres të marr kontakt me të. Unë e kam botuar librin për letërsinë, për historinë, për të vërtetën, që të mësojë brezi aktual cfarë ka qenë e kaluara. Të mbeten këto dokumenta për të ardhmen dhe ata që do vijnë të kenë një pasqyrë të qartë të shkruhet drejtë historia dhe ata persona që e kanë përjetuar këtë periudhë, të marrin guximin të flasin ashtu si po flas unë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb