Virginia Giuffre, një nga viktimat më të famshme të Jeffrey Epstein, kishte pohuar në deponimin e saj se agjenti pedofil i ka paguar asaj 15,000 dollarë për të bërë seks me Princin Andrew kur ajo ishte vetëm 17 vjeç. Dëshmia e gruas amerikane në vitin 2015 është ndër dokumentet e fundit gjyqësore të publikuara në lidhje me padinë për shpifje që ajo ngriti kundër ish-dashnores dhe bashkëpunëtores së Epstein, Ghislaine Maxwell.

Në të, Giuffre u përgjigjet pyetjeve nga avokatët e profesorit të njohur të drejtësisë Alan Dershovich (i cili është gjithashtu në ” listën Epstein”) në lidhje me pretendimet e saj se ajo kaloi kohë me Dukën e Jorkut në vitin 2001.

“Ju jeni paguar 10 deri në 15,000 dollarë nga Jeffrey Epstein apo nga një person tjetër në emër të Jeffrey Epstein për të bërë seks me Princin Andrew?’ ishte pyetja e avokatëve me Giuffre duke u përgjigjur: “ Po, kam marrë 15,000 dollarë. Nuk e di sa është shuma ekuivalente në paund britanik, pasi e kam marrë shumën në dollarë amerikanë.

Princi Andrew ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo akuzë dhe pretendon se nuk e ka takuar kurrë zonjën Giuffre, e cila u trafikua nga Epstein.

Duka i Jorkut pagoi miliona paund në një marrëveshje jashtëgjyqësore për të zgjidhur një padi të veçantë të ngritur kundër tij nga Giuffre, duke pretenduar se ai e kishte sulmuar seksualisht atë në tre raste, një në Londër, një në Nju Jork dhe të tretën në shtëpinë private të Epstein, në ishullin në Karaibe. Nuk dihet se cilit nga tre rastet i referohej Giuffre në dëshminë e saj të vitit 2015.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb