Ishte mëngjesi i 11 marsit në rajonin lindor të Ukrainës të Dnipropetrovsk Oblast, kur një bombë përfundoi në shtëpinë e Olena Selichzianowa. Duke folur në rusisht, nëna e djemve binjakë pesëvjeçarë, Nazar dhe Timur, përshkruan se si ra në gjunjë, duke tërhequr djemtë e saj poshtë trupit të saj për t’i mbrojtur nga copat e bombave. Pas goditjes së bombës, ajo nuk kujton asgjë. Të tre u verbuan nga fragmentet fluturuese që përfunduan në krahët dhe fytyrat e tyre. Lëkura e tyre ishte djegur keq, një copë xhami e vogël u fut në njërin sy të Olenës dhe këmba e saj ishte thyer.

Familja u nxor nga rrënojat dhe u dërgua në një spital aty pranë, por plagët e tyre ishin aq të rënda sa duhej të transferoheshin diku tjetër për ndihmë më të specializuar. “Shkova në kuzhinë dhe pashë një bombë që vinte drejt dritares sime. Ishte e gjitha kaq e shpejtë sa nuk e dija se çfarë po ndodhte. Thjesht e pashë atë duke fluturuar drejt meje.”

Në Lviv, specialistja e syve, Dr Nataliya Preys u njoftua për lëndimet e kësaj familjeje, ndërsa më pas ajo ia dërgoi imazhet e dëmtimeve ish-mësuesit të saj në Poloni, profesor Robert Rejdak, në Universitetin Mjekësor të Lublinit. Ai e dinte që të tre duhej të trajtoheshin menjëherë. Por luftimet në Ukrainë nënkuptonin se do të duhej një javë që Olena, Nazari dhe Timur të arrinin në Poloni.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Ata kanë ardhur nga ferri”, na tha profesor Rejdak. “Mamaja ishte plotësisht e verbër, ajo mund të shtrinte dorën vetëm për të prekur fëmijët e saj. Fëmijët ishin aq të uritur dhe të lodhur kur mbërritën për herë të parë sa që vetëm hanin, flinin dhe qanin.”, tha profesori.

“Vendosëm të operonim mamin. Unë bëra një operacion dypalësh të kataraktit. Operacioni ishte vërtet i ndërlikuar për shkak të plagëve, për shkak të një copë xhami brenda njërit sy. Fatmirësisht operacioni shkinë mënyrë perfekte dhe Olena pa pothuajse plotësisht dy ditë pas ndërhyrjes. Procesi i shërimit është i përsosur kështu që shpresoj se do të jetë edhe më mirë, por të paktën tani ajo mund të shohë djemtë e saj dhe të shikojë përreth.”, shtoi ai.

Rrugëtimi i djemve të vegjël drejt rënimit të tyre përfundimtarë do të zgjasë më shumë. Nazari ka humbur syrin. Ekipi i profesor Rejdak kreu një operacion në retinë dhe tani po planifikon një operacion të mëtejshëm të kataraktit.

“Binjakët gjithashtu kanë trauma të mëdha të syrit. Ne shpresojmë që vizioni të jetë i mirë, por ata kanë nevojë për trajtim më të gjatë.”, shtoi mjeku. Nëse Olena dhe djemtë e saj do të kishin arritur në Lublin vetëm disa ditë më vonë, pasojat do të ishin të rënda.

“Ata do të ishin të verbër sepse ishte momenti i fundit për të filluar trajtimin, tashmë kanë kaluar shtatë ditë nga aksidenti dhe për traumat okulare koha është vendimtare”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb