TIRANË

Punoi me shumë mund emigrante në Itali së bashku me familjen e saj për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Me një çantë kursime në duar dhe bizhuteri një 37-vjeçare nga Shkodra erdhi me pushime në Velipojë verën e kaluar. Por në vend që të pushonte e të relaksohej 37-vjeçarja pësoi një shok emocional.

Makinën ia kishin hapur me forcë dhe i kishin vjedhur kursimet e jetës. Pavarësisht se policia nuk ka një emër për autorin 37-vjeçarja e njeh atë.  Gruaja ka treguar sot në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 se dijeni për paratë kishte vetëm kunata dhe djali i saj, ndaj dhe i akuzon si autorë të vjedhjes.

“Erdha në shtëpi më 10 gusht, kam qëndruar në Velipojë. Nuk kisha shtëpi dhe lekët i mbaja në makinë. Janë lek gjaku. I mora me vete t’i fusja në bankë. Kisha 10 mije euro dhe 3 mijë euro bizhuteri. Dijeni për këto kishin vetëm kunata dhe nipi i burrit. Ata nuk e dinin sa para ishin, por më panë kur unë merrja lekë nga makina. Një herë më panë se u dhashë 40 euro dhe i mora nga makina”, deklaroi Emiljana.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nga ana tjetër kunata mohoi akuzat dhe tha se ka qenë e hapur për hetime dhe i ka bërë madje be. Ajo tha se nëse i ka hak i jep dyfish të shumës, duke u betuar mbi 5 fëmijët.

“Kur i humbi lekët më tha më bëj be, i bëra, por nuk besoi dhe shkoi në polici. Ka nxjerr fjalë se i kanë hapur makinën. Kam qenë e hapur të hetohem. Nëse i kam hak, ua jap dyfish betohem mbi 5 fëmijët tim. Paratë asaj ia kanë marrë lavazheve ku çon makinën e i lë paratë grumbuj-grumbuj”, tha kunata.

Por sipas 37-vjeçare, kunata bën be të rreme. “E ka treguar kur ka pasur probleme me djalin e saj, me incizime.  Punoj me djersë edhe pse jam e sëmurë. Askush nuk e dinte që unë kisha lekë. Nëse nuk i kanë marrë kunata ajo është hjekse për dikë tjetër”, tha ajo.

Kunata solli në vëmendje dhe bashkëshortin e 37-vjeçares dhe tha se ai e di si është ngjarja.

“Po pse flet vetëm Emiljana, a ka burrë kjo apo jo.  Burri i saj nuk flet se e di si është ngjarja”, u shpreh kunata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb