Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duket se po përballet me probleme shëndetësore.

Mësohet se ai ka punësuar një mjek izraelit, i cili është Prof. Itzhak Shapira, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore Sourasky në Tel Aviv.

Kardiologu izraelit merret  me problemet e zemrës, por pavarësisht kësaj nuk dihet specifikisht se me çfarë problemi po përballet Erdogan.

Por nga ana tjetër Qendra Mjekësore Sourasky dhe Shapira nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë çështje.

Së fundmi spekulimet mbi shëndetin e Erdoganit kanë bërë xhiron e rrjetit muajt e fundit pasi videot ku ai shfaqte probleme me ecjen, tregonte se diçka nuk shkonte me presidentin turk.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: