Eric Wendt nis detyrën si ambasador i SHBA në Shqipëri, ngrihet flamuri amerikan në rezidencën zyrtare
Një kapitull i ri nis në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, teksa Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Wendt, ka nisur zyrtarisht detyrën e tij.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila ka publikuar pamje nga ceremonia në rezidencën zyrtare të ambasadorit, ku Trupa e Marinsave të Shteteve të Bashkuara ka ngritur flamurin amerikan.
“Një kapitull i ri nis në Shqipëri!”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.
Në mesazhin e saj, ambasada thekson rëndësinë e aleancës mes dy vendeve, duke nënvizuar se, nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, aleancat forcohen kur palët qëndrojnë së bashku, ndajnë përgjegjësitë dhe punojnë për një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt për të dy vendet.
