Peshëngritësi i njohur Erkand Qerimaj ishte i ftuari i parë në programin “Dola te Ola” këtë të diel.
Teksa foli për rrugëtimin e tij në sportin e peshëngritjes, u ndal edhe te rutina e përditshme dhe regjimi i tij ushqimor. Kampioni në peshëngritje zbuloi se stërvitet 6 orë në ditë, të ndara në 3 orë paradite dhe 3 orë pasdite.
Konsumimi i alkoolit dhe cigares nuk lejohet për një sportist si Erkand Qerimaj, maksimumi në raste të veçanta është vetëm një gotë verë.

Kampioni tha se zgjohet në mëngjes në orën 7:30 dhe konsumon për këtë vakt 5-6 kokrra vezë, të cilat i kombinon me perime ose avokado. Pi një kafe dhe pas dy orësh fillon stërvitjen. Në drekë konsumon kryesisht perime, të shoqëruara me peshk, mish (ndonjëherë) ose fileto pule. Gjithashtu konsumon dhe supë.

Pushon 2-3 orë dhe më pas nis sërish stërvitjen. Në darkë konsumon sallatë, shoqëruar me peshk.

Peshëngritësi shtoi se në rastet kur dëshiron të humbasë peshë, 6-7 kilogramë, nuk e konsumon darkën, dhe qëndron nga ora 15:00 deri në mëngjes pa konsumuar ushqim. Duhet theksuar fakti që jo të gjithë peshëngritësit mund të humbasin peshë ndërkohë që merren me këtë sport.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: