Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka akuzuar qeverinë për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies, në Ditën Ndërkombëtare të së Drejtës për Informim.

Meta nënvizon se qeveria shqiptare është shëndërruar në një organ që vepron në “terr” informativ, me qytetarët që nuk informohen asnjehërë për tenderat dhe vendimet që më pas rëndojnë mbi xhepat e tyre.

“28 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e Të Drejtës për Informim thekson rëndësinë jetike për demokracinë, të së drejtës së qytetarëve për t’u informuar dhe detyrimit të Qeverisë dhe çdo institucioni për të qenë transparent dhe llogaridhënës.

Për fat të keq, në Shqipëri vendimmarrjet e rëndësishme të Qeverisë, që lidhen me interesin publik merren në fshehtësi dhe errësirë të plotë në funksion të interesave korruptive të saj, ashtu siç ajo bëri me inceneratorët, koncensionet dhe tenderat sekretë. Propaganda autokratike nuk mund të cënojë të drejtën kushtetuese për informim dhe askush nuk mund t’i shpëtojë detyrimit për të qenë transparent dhe llogaridhënës”, shrkuan Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb