TIRANË

Deputeti i PD Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra sot gjatë komunikimit që e quajti bashkëbisedime me demokratët.

Salianji ka publikuar një video me shkrime të mediave të huaja për Shqipërinë, kanabisin e mafien teksa shkruan se kjo është fytyra e Edi Ramës. Sipas tij, me shfaqje banale nuk e mbulon bashkëqeverisjen me kriminelë.

“Kjo është fytyra e Edi Ramës, imazhi i tij ndërkombëtar. Mënyra se si ka drejtuar vendin, me kriminelë, trafikantë, duke vjedhur paratë e shqiptarëve dhe duke e kthyer Shqipërinë në Kolumbi të Europës. Me shfaqje banale nuk fsheh dot korrupsionin dhe kriminalizimin e shtetit”, deklaron Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb