TIRANE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish përmes një statusi në facebook lidhur me debatin për vijën detare. Ndërsa e etiketon kreun e qeverisë si një ‘Esat Pashë’ të shekullit të 21, Vasili shkruan se ai ngjan me të parin vetëm nga pasioni i shfrenuar për tradhtinë.

“Ky Esatuci i ri që nuk se çfarë t’i bëjë tokës i është versulur detit. Pasuritë nënujore të Shqiperisë janë të gatshëm t’i falin dhe t’i kthejnë në pasuri private, në llogari of shoresh etj.” -shkruan Vasili.

Postimi i plotë:
Esat Pasha, Edi Rama dhe tradhetia ne mes!
Rishfaqja e nje Esat Pashe ne shekullin e 21 eshte patjeter lajm i keq per shqiptaret.
Por nuk eshte nje lajm i frikshem.
Edi Rama apo kopja e ç’ngjyrosur e Esat Pashes ngjan me te parin vetem nga pasioni i çfrenuar per tradhetine.
Ky Esatuci i ri qe nuk se çfare t’i beje tokes i eshte versulur detit.
Pasurite nenujore te Shqiperise jane te gatshem t’i falin dhe t’i kthejne ne pasuri private,ne llogari of shoresh etj.
Shqiperia ka qene shume e dobet, e percare dhe pa perkrahje ne koherat e Esat Pashes e megjithate e gjeti nje Avni Rustem, qe foli ne emer te gjithe shqiptareve.
Ndaj Esatuci i ri sot nuk tremb njeri, sepse sido qe te jete ka gjithmone nje Avni Rustem sypafjetur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb