“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 24 majit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën e Esat Pashë Toptanit me korrespondentin e Messaggeros në Tiranë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

1592034808
1592034808

Një intervistë e Esat Pashës

Romë, 23 maj.

Korrespondenti i Messaggero-s në Tiranë intervistoi Esat Pashën, të cilit i tha në thelb këtë :

Ndërhyrja e vazhdueshme e Evropës është fatale për Shqipërinë, do të ishte më mirë që Evropa të lejonte Shqipërinë t’i rregullojë vetë punët e saj të brendshme.

Esat Pasha di të jetë i fortë, nëse Evropa i jep atij rolin e princit ose të guvernatorit, për të rivendosur rendin kudo në një muaj, duke organizuar Shqipërinë nën sovranitetin e lartë të Sulltanit. Ai i druhet idesë së zgjedhjes së një princi evropian; ai është i gatshëm – thotë ai – të punojë për Shqipërinë, por jo për një princ të huaj.

Lidhur me largimin e trupave turke dhe largimin e tij, Esat Pasha deklaron se do t’u bindet urdhrave të Kostandinopojës./darsiani.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: