Luciano Moxhi, këshilltari i presidentit të Partizanit si dhe akuzuari kryesor për për çështjen ‘Calciopooli’, për “Tuttosport”, gazetë pranë klubit të Juventusit, ka folur për rivalitetin e bardhezinjve me Inter dhe jo vetëm.

I pyetur për një largim të mundshëm të Dybala-s Moxhi është shprehur: “Dybala duhet të mbahet nga Juventusi, pasi është e rëndësishme që ekipi të ketë një mesfushor të tillë, që është i aftë të shënojë gjithmonë.

Sa i përket ‘Calciopoolit’, ishte një vendim i duhur për futbollin italian, por ishte keq pasi vuajtën disa njerëz që nuk kishin bërë asgjë, si në rastin e Juventusit. Interi? Sigurisht, është një ekip i pakëndshëm, por është 20 pikë larg Juventusit. Pra në këtë pikë e pëlqej Interin, pasi nuk ka qenë kurrë një kundërshtar për Juventusin”, është shprehur Moxhi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb