Kryeministri Edi Rama tha në një bashkëbisedim me qytetarët në Vlorë, se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i portit në këtë qytet.

Ai tha se porti aktual është në një gjendje mesjetare.

Rama theksoi se është hartuar projekti, gjetur vendi dhe financat dhe tanimë pritet vetëm ndërtimi.

“Kemi bërë një pjesë të mirë të rrugës. Po të marrësh peshkatarët e Vlorës, është një betejë në mes që nuk mund të lihet. Po të shkosh tek porti i peshkimit sot je në mesjetë dhe jo në Evropë, je në mesjetë. Është gjendje mesjetare. Kemi kaluar në projekt portin ekzistues që të vijojë procesi dhe njëkohësisht në të njëjtën kohë të bëhet porti i mallrave dhe i peshkimit, do të jenë me një pellg por të ndara. Po të shohësh projektin është një botë tjetër, siç është botë tjetër Lungo Mare, me atë që ishte. Do të kemi një situatë komplet tjetër. Unë kam qenë në një rast në një vend Evropian për të parë se si funksionon dhe ajo është si të shkosh në një panair, e jo në një pellg në mesjetë. Është tipike kjo situatë në të gjitha fushat. Në Vlorë projektet janë në fazën finale dhe kalojnë në kantiere, dihet financimi, vendi, procesi nuk janë vetëm në letër”, tha Rama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb