Sergio Porrini, ish futbollist i Juves, aktualisht zëvendës trajner në përfaqësuesen shqiptare, krahu i djathtë i Edy Reja, në një intervistë për mediat italiane ka folur për dy sulmuesi kuqezi, Armando Broja dhe Giacomo Vrioni:

“A mundet të jetë Broja zëvendësuesi i Osimhen? Broja është një futbollist me shumë prespektivë, edhe pse nuk përfaqëson të njëjtat karakteristika si Osimhen. Broja nuk do të ishte zëvendësuesi ideal i Osimhen, është shumë i ndryshëm nga nigeriani. Personalisht do e shihja shumë mirë te Napoli, mbase duke formuar një dyshe me Victor.

Porrini
Porrini

Vrioni? Për fat të keq nuk arriti të vë në pah cilësitë e tij në Serie A, mbi të gjitha për shkak të problemeve fizike. Ky është viti i tij i parë në Austri, ishte protagonist absolut me Swarovski Tirol ku realizoi 19 gola. Është një sulmues i pastër, i aftë me shpatulla pas portës, ka lëvizje si një sulmues i vërtetë, është i zoti me kokë, edhe e majta e tij është fantastike. Do të më behej qejfi nëse do e shihja në Serie A, është më i fortë se sa një pjesë e mirë e kolegëve të tij në Itali”, u shpreh Porrini.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb