Lideri Suprem i Iranit, Ali Khmenei, në fjalimin e tij ditën e sotme pas sulmeve ndaj bazave amerikane, ka sulmuar të gjitha vendet aleate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë fjalimit para popullit Iranian, ai përmendi një vend evropian që në aleancë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkëpunon me tradhtarët iranianë.

“Është një vend shumë i vogël, por shumë i keq në Evropë. Atje, elementët kriminalë bashkëpunojnë me amerikanët dhe me tradhtarët e Iranit, dhe planifikojnë sulme kundër vendit tonë.

Më tej, Khamenei u shpreh se plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar.

Agjentët që në i kemi armiq nisën ta zbatojnë këtë plan, duke vrarë dhe duke goditur qeverinë dhe kushtetutën tonë”-thotë ndër të tjera lideri supreme i Iranit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb