Eksperti imobilar dhe drejtuesi i “Billion G&G Group” Gjin Gjoka, i ftuar në emisionin Open në News24 deklaroi se ka rënë kërkesa për blerje apartamentesh.

Gjoka tha se rënia e kërkesës ka nisur në 6-mujorin e dytë të vitit 2023.

“Ka pak kërkesa për blerje. Sa më i lartë është çmimi, më pak kërkesë ka. Rënia ka nisur në 6-mujorin e dytë të 2023. Kërkesa ka qenë në rënie krahasuar me vitin 2022 dhe 2021. Edhe qiradhëniet kanë nisur të bien.

Ka shumë apartamente të listuara dhe janë me çmim të papërballueshëm sidomos për intelektualët. Ne sot në bregdet presim rritje sërish”, deklaroi Gjoka.

(Balkanweb)   

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb