Mjekja psikiatre Arjana Rreli e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se ngjarje si ajo në Kombinat janë të rralla.

Rreli u shpreh se e shikon ngjarjen si një devijacion të të menduarit, duke shtuar se edhe vetë ndodhia ishte e egër e paradoksale.

E shikoj si devijacion të të menduarit, që është amplifikuar shkallë pas shkalle, derisa ka arritur në gjendje shumë të rëndë. Është një rast i rrallë. Ishte mënyrë e egër dhe paradoksale. Sigurisht aty problematika ka qenë e hershme.

Unë mendoj se c’rregullimet e para kanë qenë herët. Duket se janë fanatikë të mendimit të tyre që percipiton derisa shkon në mendime të tilla. Kërtu tek ne ka paragjykim akoma për shëndetin mendor”, tha mjekja psikiatre Arjana Rreli.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb