Një gjeneral amerikan, tashmë në pension ka bërë 2 paralajmërime të mëdha: Lufta në Europë është e mundur dhe se njerëzit duhet të heqin dorë nga disa të drejta në të mirë të sigurisë së tyre.

Në një artikull në revistën Prism, gjenerali Stanley McChrystal, paralajmëron se lufta në Evropë nuk është më e pakonceptueshme.

Fillimisht, ai parashtron mendimin se, “një luftë evropiane nuk është e paimagjinueshme”. Ai vijon të shpjegojë se, “Njerëzit që besojnë se një luftë në Evropë nuk është e mundur, mund të çuditen. Ne duhet të kemi parasysh politikën e fuqisë së madhe, nuk mund të pretendojmë se nuk janë”.

Duke shpjeguar deklaratën e tij McChrystal shpjegoi se “po shfaqet nacionalizmi i fuqive të mëdha. Rritet Kina, kthehet Rusia, të dyja këto vende me fuqi të mjaftueshme dhe besim për t’u kthyer në qëllimet tradicionale nacionaliste. Rusia është duke u përpjekur për t’u rivendosur në hapësirat ukrainase, ndoshta edhe në vendet e Baltikut”. Ai shton se ky është rezultat i natyrshëm i rrethanave.

“Mendoj se ne nuk e kemi parë fundin e historisë së vitit 1989, është më e mundshme që të kthehemi në shtigjet e vjetra”, ka thënë më tej McChrystal.

gjenerali amerikan

Ndërsa lidhur me të drejtat e qytetarëve ai theksoi se “progresi teknologjik po i fuqizon kaq shumë individët sa amerikanëve do t’u duhet të heqin dorë nga disa prej të drejtave civile”.

“Ne jemi duke kaluar në një epokë, në të cilën aftësia jonë për të levave përdorur teknologjinë për të gjetur dhe kontrolluar popullin do të krijojë shumë tension; Unë mendoj se ne do të shohim shumë më tepër masat kontrolli ndaj popullsisë. Ne do të duhet të heqim dorë nga shumë më tepër të drejta të imuara qytetare se sa mund ta imagjinojmë, sepse ne duam siguri”, tha gjnerali amerikan në pension.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb