Skuadra e Leçes ka marrë një fitore shumë të rëndësishme këtë fundjavë përballë Pizës, duke siguruar pikë të arta për renditjen dhe luftën për mbijetesë, pasi për momentin vazhdon të jetë e shkëputur nga Kremoneze që gjendet poshtë saj në zonën e ftohtë.

Kjo fitore ka sjellë eufori në radhët e skuadrës dhe këtë e ka shprehur edhe Ylber Ramadani. Mesfushori shqiptar ka folur para mediave duke komentuar këtë moment, por edhe duke theksuar që ekipi duhej të vazhdonte me fitoret që të kishte të sigurt qëndrimin një tjetër vit në elitë.

“Kjo ndeshje ishet e rëndësishme si ajo ndaj Veronës, kishim shumë trysni mbi ne. Kemi parë video emocionuese, jemi karikuar në të gjitha mënyrat e mundshme, edhe mendërisht, na mungonte vetëm të shënonim dhe fitonim.

Sipas meje kemi bërë një ndeshje të madhe, unë kam si synim që të fitojmë të gjitha ndeshjet që na kanë mbetur. Kështu do të jemi të shpëtuar. Të mendojmë menjëherë për Juventusin, duhet të bëjmë një ndeshje shumë të madhe me ta dhe do e bëjmë”, ishte premtimi i Ramadanit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: