Të paktën 11 persona u vranë dhe 53 të tjerë u plagosën në një sulm të gjerë me dron dhe raketa ruse në Ukrainë gjatë natës së së hënës, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Dy dronë rusë shënjestruan qendrën e Kievit, kryeqytetin e Ukrainës, duke i vënë flakën një katedrale të shekullit të 11-të, shkroi Zelensky në rrjetet sociale Telegram.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se sulmi vrau pesë persona dhe plagosi 34 të tjerë në kryeqytet.

Forcat Ajrore Ukrainase thanë se Kievi ishte objektivi kryesor i sulmit të Rusisë që përfshinte 611 dronë dhe 70 raketa, nga të cilat u interceptuan 582 dronë dhe 50 raketa.

Në qytetin lindor të Kharkivit, pesë persona u vranë në sulm, sipas guvernatorit rajonal Oleh Synegubov.

Një person tjetër u vra në rajonin veriperëndimor të Sumy-t, njoftoi zyra e prokurorit rajonal.

Sulmi preku infrastrukturën energjetike, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në pesë rajone në Ukrainën veriore, lindore dhe jugore, tha kompania shtetërore e energjisë Ukrenergo.

Po atë ditë, Moska tha se forcat ruse kryen një sulm masiv ndaj objekteve ushtarako-industriale në Kiev, Kharkiv dhe Dnipro, në hakmarrje për sulmet ukrainase .

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb