TIRANE- Presidenti i Federatës Kombëtare të Futbollit, Armand Duka deklaroi se qëllimi për Euro 2016 është kalimi i Kombëtares Shqiptare nga grupi A.


Në një lidhje telefonike për News24, Duka pohoi se skuadra shqiptare do bëjë më të mirën, ndërsa theksoi se objektiv është që mos të jetë thjesht një numër më shumë.


Nga ana tjetër Duka tha se dëshira e Kombëtares shqiptare ishte që t’i binte shorti me Francën, pasi mund të hapin dhe takimin e parë.


“Ne donim të ishim të parët në ndeshjen e hapjes, sepse e njohim ekipin francez. Nuk ka skuadra të dobëta, pasi janë të mira. Nuk mendoj se ka ndonjë surprizë nga niveli sportiv. Ne do bëjmë gjithçka për të mirën e skuadrës. Realisht, Francën e kisha për dy motive qef, se do na binte ndeshja e hapjes dhe kemi bërë gjatë edicionit të eliminatores. Ne do përgatitemi seriozisht. Ne do bëjmë më të mirën për të qenë një vlerë e shtuar, dhe jo për të qenë një skuadër për të plotësuar numrin.”, tha Duka.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: