ANGLI

Tifozët të cilët duan të hyjnë në ‘’Wembley’’ gjatë një sfide të Euro 2020 duhet të kenë pasaportë vaksinimi.

Anglia e ka vendosur këtë rregull për tifozët mbi 11 vjeç të cilët zotërojnë një biletë.

Tifozët duhet të provojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës të paktën 14 ditë para sfidës, ose nëse nuk janë vaksinuar plotësisht të kenë një test negativ ndaj COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë.

Ndërkohë për anglezët do të jetë më e lehtë pasi mund të kërkojnë statusin e tyre të vaksinimit nga aplikacioni i NHS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb