TIRANE- Një ditë para votimit në Kuvend të reformës në drejtësi, eurokomisioneri Johannes Hahn u ka dërguar një letër krerëve të politikës shqiptare. Letra e komisionerit Hahn u është dërguar kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Ilir Meta, dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Teksa përmend komunikimet e bëra gjatë dy ditëve të fundit me të tre palët, eurokomisioneri thekson se në këtë letër përmend pikat kryesore të të ashtuquajturit “propozim hibrid”, i cili është tashmë në tryezën e diskutimeve.

Hahn thekson se këto pika jnë linjat e kuqe për komunitetin ndërkombëtar, gjë që është theksuar vazhdimisht edhe më herët.

Eurokomisioneri sqaron edh mënyrën e funksionimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Ditën e djeshme Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian, diskutoi lidhur me procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Komisionerët theksuan rëndësinë e miratimit të kësaj reformë, duke u shprehur se dështimi i saj dëmton procesin e integrimit europian të vendit.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: