Bashkimi Evropian do të intensifikojë përpjekjet për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni. Të hënën në Shkup do të mbërrijë një delegacion nga Brukseli i udhëhequr nga eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës. Hahn do të jetë i shoqëruar nga treshja e eurodeputetëve, Eduard Kukan, Richard Hovit dhe Ivo Vajgl, raporton INA.

Ky format i delegacionit do të jetë i ngjajshëm me ate që ishte në Strasburg, ku negociuan për 10 orë kryeministri Nikola Gruevski dhe lideri opozitar maqedonas Zoran Zaev për gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e krizës.

“BE edhe më tej duhet të angazhohet në mënyrë aktive me të gjithë liderët politik në Republikën e Maqedonisë për zgjidhjen e krizës aktuale politike. Ne i shfrytëzojmë veglat ekzistuese për zgjerim, si dhe procesin e lehtësimit të udhëhequr nga eurodeputeti dhe eurokomisioneri Johannes Hahn. Ky është vend ku qëndron fokusi i angazhimit dhe mbështetjes së BE-së. Përfaqësuesja e lartë Mogerini dhe eurokomisioneri Hahn janë në kontakt të vazhdueshëm me vendet anëtare dhe organizatat e tjera ndërkombëtare gjithashtu dhe nuk ekziston propozim që të përcaktohet një person tjetër që të ballafaqohet me situatën në vend”, nënvizoi zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiç.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb