Trajneri i Atalantës, Gasperini, doli në konferencë para ndeshjes së Europa League ndaj Marseille.

“Kemi ardhur në Marseille me besimin se mund të shkojmë në finale. Natyrisht kjo vjen edhe për faktin se eliminuam Liverpooin, por tani ai kualifikim dhe ato dy ndeshje janë zeruar. Na pret një tjetër duel.

Ky sezon është vërtet i jashtëzakonshëm për ne, kemi luajtur shumë ndeshje vendimtare. Si ne, por edhe Marseille e kemi merituar të jemi në gjysmëfinale.

Prioritet Europa League? Të them të vërtetën po, për momentin Europa League ka më shumë prioritet. Por kjo nuk do të thotë që nuk e kemi fokusin edhe te kampionati apo te finalja e Kupës“, tha fillimisht trajneri i Atalantës.

“Të gjithë lojtarët janë grumbulluar dhe janë në dispozicion për të luajtur. Bakker ka pasur një gjendje gripi pasi zbarkuam në Francë, teksa mund t’ju them vetëm se nga minuta e parë në portë do të luajë Musso.

Jemi të gjithë të lumtur, atmosfera është shumë pozitive dhe nëse unë kam marrë vlerësim për punën time, merita është e të gjithë lojtarëve. Ndaj, për të gjitha këto duhet të bëjmë mirë dhe të shkojmë në finale. Kam shumë besim” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb