TIRANE– Europa në udhëkryq, ka nevojë për horizonte të reja dhe vizion. Nëse Shqipëria aspiron për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, përfaqësues fetare e politikanë të njohur, folën sot për mundësitë e vendeve që nuk janë ende pjese e BE, përfshirë Shqipërinë e vendet e Ballkanit, si dhe trajtuan problematikat e BE.

Një diskutim ky i fundit, i kryesuar nga Arqipeshkëv, Kryetar i Këshillit Papnor për Familjen në Selinë e Shenjtë, Vincenzo Paglia, mblodhi në panel Ish-presidentin e Komisionit Evropian, Romano Prodi, Pastorin e kishës së reformuar në Francë, Jean-Arnold de Clermont, Kryerabinin e Brukselit, Albert Guigui, Ipershkëv anglikan për Evropën, Robert Innes, Kardinalin, Arqipeshkëv i Barcelonës, Lluis Martinez Sistach dhe shkrimtarin dhe historianin në Greqi, Vassilis Vassilikos.

Në panelin e diskutimit u trajtua çështja e Evropës në kryqëzim, dukë dhënë nga secili pjesemarres argumente dhe sugjerime në lidhje me problematikat kryesore që Evropa po kalon.

“Të gjithë ballkanasit ëndërrojnë Evropën, por të gjithë ne disa muaj më parë pamë sesi Evropa u përmbys, siç ishte kriza që përshkoi Greqinë, e në minutin e fundit u ringrit sërisht. Pra, Europa edhe kur bën mirë, edhe kur bën keq, mbetet Europë. U desh një fëmijë i vdekur në plazh dhe pamjet tronditëse që ai transmetoi tek të gjithë ne, për të kuptuar më mirë thelbin dhe misionin e Europës. Nga Tirana, Europa ka një sens të veçantë, sepse ky është vendi i shqiponjave dhe Europa ka nevojë për fluturim”, tha Vincenzo Paglia.

Paqja eshte gjithmone e mundur. Ai e cilësoi të rrezikshme periudhën që Europa kalon, por sipas tij, Ballkani është pjesë e Europës.

“Europa ndodhet në fazën e dytë e globalizmit. Në shekullin e kaluar Europa ka bërë gjera të shëmtuara, por edhe të bukura. Ne jemi mësuar me këtë, por garancia është sigurimi i minimumit jetik për njeriun. Problemi i vërtetë është situata në BE dhe Europë është e komplikuar. Unë e kam dashur zgjerimin, pasi kjo ka rëndësinë e vet, por është e vështirë të punohet në një klimë ku flitet 22 gjuhë të ndryshme, ku medoemos duhet të shkrihet shpirti i çdo vendi anëtar”, tha Prodi.

Më tej, duke analizuar faktin pse Europa arriti në këtë situatë, ai shtoi se zgjidhja e vetme është që Europa të jetë e bashkuar.

“Në fillim hyri euro dhe pas euros frika, pas frikës emigrantët dhe më pas kriza ekonomike. Realiteti europian ka ndryshuar, pasi ne përjetuam krizën e Francës, nuk arritëm të kuptonim qëndrimin e Britanisë së Madhe, e më pas kriza greke. Europa nuk mund të përballojë e vetme valën e madhe të emigracionit, por nëse është e bashkuar mund të japë zjidhje, me një hapje të politikës. Ka ardhur koha të jemi më pak populistë dhe të respektojmë me shumë njëri tjetrin, pasi vetëm politika e hapur, sikurse edhe misioni I BE, mund të ringrejë Europën”, nënvizoi Prodi. Ish-presidenti i KE, Prodi, e cilësoi rolin e Europës si të rëndësishëm për të shkruar historinë.

Paqja eshte gjithmone e mundur. Ndërsa për Pastorin e Kishës së reformuar në Francë, Jean-Arnold de Clermont, nëse Europa nuk ka vizion ajo do të humbasë shpirtin e saj.

“Europa ndodhet në udhëkryq. Nëse flasim për Shqipërinë e vende të tjera të Ballkanit kemi një horizont të ri, horizont që pjesa më e madhe e Ballkanit po e humbet. Europa është ajo që duhet të garantojë demokracinë ne vendimmarrje, barazinë e njeriut dhe mbrojtjen e lirisë qoftë kjo fetare apo kulturore. Njohja dhe respekti nga njëri-tjetrit duhen zbatuar. Nëse Europa nuk ka vizion, ajo rrezikon të humbasë shpirtin e saj”, u shpreh ai.

Për Albert Guigui, uniteti, bashkimi dhe pluralizmi, do të ringrejë Europën.
Europa ështe Europa e pakicave që jaë vende të ndryshme e që bëhen bashkë për të respektuar dinjitetin njerëzor dhe demokracinë. E bukura Europës është ajo çka sjell të re. Sipas tij, padija çon në rrugë të gabuar, kjo është arsye pse Issis përdorin dhunën kundra botës, ku sipas tij, nuk ka lidhje me islamin pasi islami nuk vret në emer të zotit. Për të, ka ardhur koha e projekteve të mëdha të përbashkëta, kundër radikalizmit.

Në vijim, Ipershkëv anglikan për Evropën, Robert Innes, tha se duhet një mënyrë për të bashkejetuar bashkë. “Kisha e Krishterë duhet të kuptojë se secila kishë ka pjesën e vet për të bërë, në gjithë këtë valë sfidash për BE. Ajo që duhet të bëjmë nuk është të ngremë mure kundër emigrantëve, sepse sa më të lartë të jenë aq më e madhe do të jetë përpjekja për t’i kaluar këto mure, por emigrantët janë njerëz, duhet t’i duam e t’i japim shpresë”, nënvizoi në fjalën e tij Innes.

Ndërsa për Arqipeshkëv i Barcelonës, Lluis Martinez Sistach, Europa duhet të fluturojë lart, për të cilën ai bën përgjegjës të gjithë. “Ne të krishterët duhet të bëhemi bashkë për të ndarë ungjillin dhe ndëtuar jetën. Evropa është vendi i vlerave, është një Europë sociale, solidare, urbane. Ndaj, sikurse edhe Papa Françesku kërkoi, të bëhemi një me të varfërit dhe Zoti banon çdo ditë në qytetet tonë”, vleresoi ai.

Ndërsa në mbyllje, shkrimtari e historiani, Vassilikos, sqaroi se Europa është vendi i fitoreve të mëdha, vendi i arritjeve dhe vlerave të përbashkëta. Ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse luftë mes atyre që kanë gjithçka dhe atyre që s’kanë asgje. Të ndajmë vlerat mes njëri tjetrit”, u shpreh ai.

Diskutimi u shoqerua me pyetje të shumta, ku pjesmarrës nga e gjithë bota, moren pjesë në tematika të tilla, në sajë të aktiviteteve të paqes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: