AMSTERDAM– Organizata e Shtetit Islamik (ISIS) po zhvillon një kapacitet të ri luftimesh për të kryer një fushatë më të zgjeruar sulmesh, kryesisht e përqëndruar në Evropë, paralajmëroi sot drejtori i Europol-it, Rob Wainwright, duke vënë në dukje se ISIS-i po përgatitet për një valë të re sulmesh.

“Analistët e Europolit shprehen se ISIS-i po përgatit sulme të mëtejshme në shtetet anëtare të BE-së, kryesisht në Francë”, sipas një raporti të paraqitur nga Wainwright, gjatë fillimit zyrtar në Amsterdam të Qendrës së re Evropiane kundër terrorizmit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: