Një grua 56-vjeçare belge, e cila u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2008 pasi vrau me thikë të pesë fëmijët e saj, u eutanazua të martën, në 16-vjetorin e vrasjeve, pas së cilës tentoi t’i jepte fund jetës së saj.

Në vitin 2019, Genevieve Lhermitt u lirua me kusht për t’u pranuar në një klinikë psikiatrike. Një ligj i vitit 2002 në Belgjikë lejon eutanazinë, (vrasje e asistuar mjekësore) për t’i dhënë fund vuajtjes fizike ose mendore të një personi nëse gjendja konsiderohet “e padurueshme dhe e vazhdueshme”.

Pacienti, i mitur apo i rritur, duhet të jetë i vetëdijshëm për atë që kërkon, të formulojë “në mënyrë të përsëritur” kërkesën e tij dhe gjendja e tij shëndetësore të konsiderohet “ngërç”.

“Kjo procedurë e veçantë u ndoq edhe në këtë rast, duke mbledhur opinione të ndryshme mjekësore”, tha avokati i saj , duke konfirmuar se eutanazia u zhvillua të martën, më 28 shkurt.

Më 28 shkurt 2007, Genevieve Lhermitt, i preu kokën dhe më pas theri djalin dhe katër vajzat e saj, fëmijët ishin nga 3 deri në 14 vjeç. Vrasja e pesëfishtë ndodhi brenda shtëpisë së familjes në Nivelles të Belgjikës, kur burri i saj nuk ishte në banesë. Lhermite më pas tentoi vetëvrasjen, por mbijetoi.

Sipas një psikologeje të intervistuar sot nga kanali televiziv RTL-TVI, Genevieve Lhermitte zgjodhi të vdiste më 28 shkurt duke bërë “një gjest simbolik ndaj fëmijëve të saj”.

“Kjo ishte ndoshta mënyra e saj për të përfunduar atë që filloi, sepse ajo në thelb donte të vdiste kur i vrau,” komentoi psikologia Emily Marois.

Krimi, mbi të cilin u bazua filmi  Beyond Reason nga Joachim Lafos, shkaktoi tmerr në Belgjikë. Gjyqi Lhermite në 2008 gjithashtu pati një ndikim të madh. E pandehura u përpoq më kot të provonte se ishte e sëmurë mendore për t’i shpëtuar burgut. Procedura u zhvillua në një “betejë” ekspertësh, por juristët nuk ishin të bindur. Ata konsideruan se Lhermiti veproi me vetëdije dhe paramendim dhe nuk mund të konsiderohej me probleme mendore.

Pasi u dënua me burgim të përjetshëm, Lhermit hodhi në gjyq ish-psikiatrin e saj në vitin 2010, duke kërkuar 3 milionë euro dëmshpërblim për dështimin në parandalimin e tragjedisë së paralajmëruar. Dhjetë vjet më vonë, megjithatë, ai e braktisi betejën ligjore, pa u shfajësuar.

Vitin e kaluar në Belgjikë ka pasur 2966 eutanazia (një rritje prej 9,85% krahasuar me vitin 2021), megjithatë në shumicën e rasteve pacientët janë përballur me probleme të shumta fizike dhe mendore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: