Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte aktorja Eva Alikaj, e cila me anë të fotografive rrugëtoi nëpër kujtime dhe bëri një rrëfim të rrallë për jetën e saj.

Janë të shumtë aktorët e mëdhenj të kinematografisë shqiptare me të cilët Eva Alikaj ka ndarë skenën. Një prej tyre është edhe aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa.

Teksa në program u shfaqën fotografi nga shfaqjet “Prometeu” i Viktor Eftimiut dhe “Romeo dhe Zhuljeta” ku dy aktorët ishin partnerë, Eva tha se për të ka qenë shumë kënaqësi të interpretojë në skenë me Ndriçimin pasi është aktor shumë i mirë.

Ndërkohë për pjesën jashtë interpretimit, Eva Alikaj tha se me Ndriçim Xhepën nuk ishin shokë të mirë, “Çimi nuk ishte shumë i sjellshëm. Nuk të uronte kur kishe një premierë”.

Eva Alikaj më tej sqaroi se në përgjithësi nuk ka patur marrëdhënie jashtë skenës me njerëzit e teatrit pasi nuk kishte shumë kohë, “Kisha role njëra pas tjetrës dhe nuk mund të rrija me shumë njerëz. Unë kam ndenjur zakonisht vetëm”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: