Një qytet me 40 000 banorë, në jug të Kazakistanit, u evakua plotësisht sot pas një seri shpërthimesh në një depo municionesh aty pranë, ndërkohë që disa media lokale raportojnë për disa dhjetëra të plagosur.
‘’Paniku përfshiu qytetin e Arys pas zjarrit që u shoqërua me shpërthimin e qindra municioneve të magazinuara në depo’’, thuhet në një komunikatë të Ministrisë kazake të Mbrojtjes.
Përdoruesit e rrjeteve sociale publikuan pamje ku shfaqen qytetarët duke u larguar nga zona.