IZRAEL

Djali i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka akuzuar Facebook, se e ka bllokuar për 24 orë.

Bllokimi mendohet të ketë ndodhur për shkak të postimeve kundër palestinezëve dhe myslimanëve, ndërsa javën e kaluar, facebook i ka fshirë edhe një postim Yair Netanyahu, në të cilin bënte thirrje për hakmarrje për vrasjen  e dy ushtarëve izraelitë nga një palestinez.

Facebook ka fshirë edhe një postim tjetër, në të cilin 27-vjeçari ka thënë se do të preferonte që “të gjithë myslimanët të largohen nga toka e Izraelit”. Më pas Netanyahu shprehu zemërimin e tij në Tëitter, duke kritikuar Facebook për veprimin.

Nga ana e Facebook ende nuk ka asnjë reagim. Netanyahu nga ana tjetër ka nxitur kritika vitin e kaluar, pasi ka postuar një letër që tallte disa kundërshtarë të babait të tij, përfshirë miliarderin hungarezo-amerikan, George Soros.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb