Sali Berisha ka akuzuar edhe njëherë Lulzim Bashën si të marrë peng nga Kryeministri Rama. Ai tha në “Opinion” se janë të paktën dy dosje në adresë të tij, me të cilat Basha është bërë peng i Ramës. Berisha specifikoi dosjen ‘Muzin’ dhe ‘Toyota Yaris’.

Fevziu: Si e mendoni ju që Basha është bërë peng?

Berisha: Basha është bërë peng me dosjen Muzin dhe minimumi “Toyota Yaris”.

Fevziu: Muzin është e vitit 2018 dhe Toyota Yaris në 2019? Çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe Bashës?

Berisha: A ka edhe në 2017? Unë nuk mund të shprehem pa fakte. Faktet për 2 dosjet janë tani të pakundërshtueshme. Për dosjen ‘Toyota Yaris’ i kam kërkuar që në atë kohë! Je Ministër i Brendshëm si e justifikon ti këtë? Më tha: Jo, jo, është më GPS. Ai erdhi, por ata që ai priste nuk shkuan. Dosja është prioritet i fortë i prokurorisë së Belgjikës, sepse Edi Rama këtu e mbylli dosjen. Ka drejtësi në botë që nuk do të kapte këtë? Ore zotëri ti prishe hetimin, ku e more vesh ti? Janë këto dosje dhe ç’është e vërteta flitet për të tjera, por koha do ta provojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: