Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar për aferën e inceneratorëve. Vasili shprehet me kritika për kryeministrin Rama pasi sipas tij është përgjegjësi kryesor i bandës së strukturuar të inceneratorëve.

Ndalur tek SPAK, ai thotë se po kompromenton veten, duke mos marrë në përgjegjësi penale kryeministrin Rama dhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj.

Vasili ka publikuar dokumente, nëpërmjet të cilave thekson se flasin qartë për përgjegjësinë e Veliajt dhe kryeministrit Rama.

Statusi:

SPAK rendon veten duke mos marre ne pergjegjesi penale Ramen e Veliajn!

Te gjithe shqiptaret kerkojne sot marrjen ne pergjegjesi penale te te gjithe bandes se strukturuar kriminale te inceneratoreve duke filluar nga kokat e verteta.

Dokumentet flasin shume qarte per pergjegjesine e Veliajt dhe Rames.(FOTO)

Veliaj e shkeli dhunshem Ligjin e Pushtetit Lokal dhe asgjesoi Keshillin Bashkiak per Inceneratorin e Tiranës, SPAK- u ç’pret akoma!

Projekti i Inceneratorit te Tiranes është miratuar vetëm nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili është shprehur ‘parimisht dakord’ mbi studimin e fizibilitetit.

Por Veliaj nuk e ka asnje te drejte për ta miratuar projektin me angazhim financiar per plot 30 vjet.

Veliaj vetëm sa e propozon buxhetin e Bashkisë.

I vetmi institucion, i cili miraton Buxhetin eshte Këshilli Bashkiak

Neni 54 pika pika “dh” e Ligjit te Veteqeverisjes Vendore eshte asgjesuese, ja ligji:

NENI 54

Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak

Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:

  1. dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton,

gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve

buxhetore në varësi të bashkisë;

Po cilat jane kompetencat e Veliajt, ja cfare thote neni 64:

Neni 64

Kompetencat dhe detyrat e kryetarit të bashkisë

Kryetari i bashkisë ka këto kompetenca dhe detyra:

  1. a) ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që

janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;

  1. b) zbaton aktet e këshillit;

Miratimi personal i Veliajt pa vendimin e Keshillit Bashkiak eshte

1.privatizimi prej tij i Bashkise se Tiranes,

2.eshte veper e qarte korruptive,

3.eshte rrembim i paligjshem i kompetencave te Keshillit Bashkiak dhe shperdorim i qarte detyre.

Ndersa Rama ka firmosur me doren e tij Koncesionin duke pasur opinionin kunder edhe te ministrave te tij.

SPAK pra e ka shume te lehte detyren!

Ç’pret SPAK-u perse nuk vepron?

A eshte i pavarur apo pret urdherat e Rames dhe Veliajt?

Keto fakte e prova jane te njohura per te gjithe shqiptaret dhe ato as nuk fshihen e as nuk zhduken dot.

Ndaj SPAK sa me shume vonohet vetem sa kompromenton rende veten, pasi fatin e pakthyeshem te bandes se inceneratoreve nuk e ndryshon dot.

269715811 466972381453691 5262967999015225714 N

269090158 466972251453704 6578573435215738388 N

268818778 466972208120375 3089548761618929827 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb