Shumë të rinj preferojnë të punojnë gjatë kohës që janë akoma studentë.

Kjo ndodh në 70% të rasteve tek studentet e vitit të tretë të Fakultetit Ekonomik në “Luaras”.

Fakulteti e ka traditë të konsoliduar  sigurimin e vazhdueshëm të  intershipeve dhe punë part-time për studentët. Ata sot po japin provimin e diplomës ndërsa pedagoget e tyre i kane ndihmuar gjatë viteve të fakultetit te rrisin potencialet e tyre, kjo i ka ndihmuar të gjejnë një punë që në bankat e shkollës apo të jenë pjesë e stazheve ne kompani me emër. Studentet e vitit te tretë administrim -biznes, Bjorn Mazniku dhe Griseld Muçaj tregojnë për ‘News24’ eksperiencat e tyre personale.

Griseldi dhe Bjorni janë disa nga  studentët të cilët fakulteti ekonomik ka përgatitur për t’i nxjerrë te të plotësuar dhe me vetëbesim te larte në tregun e punës qofte ne nivel lokal apo edhe global.

Dekani i fakultetit ekonomik, profesor Mateo Spaho flet me shifra konkrete duke treguar edhe se ku janë punësuar studentët përpara se ata të diplomohen.

“ Ne si fakultet ekonomik, kemi një lidhje të fortë dhe të shëndoshë me tregun e punës, me ndërmarrje të mëdha, të vogla dhe të mesme, por edhe me institucione shtetërore. Studentët nuk presin vitin e tretë për të bërë praktikën e punës. Jemi krenar që në fund të viti të tretë edhe para provimit të Bachelor-it sic e kemi dhe sot, 70% e studentëve të administrim biznesit janë të punësuar, ne e faktojmë me dokumente, në fund të masterit 90% e studentëve janë të punësuar”,-tha dekani Spaho për News 24.

Paralelisht me orientimin dhe këshillimin mbi tregun e punës, studenteve te ekonomikut ju ofrohen mundësia dhe mbështetje në aplikimet e dosjeve të karrierës si dhe informimi me teknika efektive dhe efecientë gjatë intervistave me punëdhënësit potenciale.

Po si arrijnë studentët e Luarasit të sigurojnë intershipe te paguara apo punësim gjatë studimeve?

Përgjigjen e jep pedagogia Dr. Aelita Mani, Përgjegjëse për Departamentin e Administrim BiznesitFakulteti ekonomik ne “Luaras” ofron programe studimi në dy cikle, Bachelor dhe Master.

Studimet janë të profilizuara në dy drejtime ekonomike, atë të financës dhe menaxhimit të biznesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb