Një i moshuar në protestën e 53 para Kryeministrisë deklaroi se ai ka kaluar vështirësi dhe I vetmi që iu gjend afër në momente të vështira shtë gazetari i News 24 Osman Stafa. Ai falënderoi edhe televizionin News 24 për transmetimin e protestës.
Po ashtu ai i kërkoi llogari ministrit Blendi Gonxhja për 4.3 milionë eurot e dhëna Kanye West.

“Përshëndetje vëllezër e mortra se shok e shoqe ka ky. Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli, antidot është protesta. Ju përshëndes sepse jeni të pastër.
Falënderoj News 24 dhe Osman Stafën. Me Osmanin jam njohur te morgu i “Nënë Terezës “kur të gjithë më braktisën, ai la çdo punë, kam kaluar peripeci. Çfarë mjekësie kërkon o maskara, O Blendi Gonxhja si nuk tu drodh dora, ku i çove dhe më thua se u trembe nga plumbat, Ku ke punuar ti në ’97?
Këta djem dhe vajza duhet ta marrin në dorë. Përfitoj nga ky podium dhe i them DASH nise ambasadorin. Welcome to Albania, të presin njerëzit e vuajtuar”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb