ELBASAN

Policia e Elbasanit ditën e djeshme ka vënë në pranga 7 persona, pasi falsifikonin kartëmonedha dhe i hidhnin në treg, mes tyre dhe ish-prefekti i Elbasanit Rezart Kovaçi.

Të arrestuarit në bashkëpunim për një periudhë kohore disamujore kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.

Në total janë sekuestruar 158 mijë lekë shqiptare të falsifikuara,  si dhe 9 celulare edhe 2 automjete. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim. Në këtë mënyrë është finalizuar operacioni policor i koduar “Kartëmonedha”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: