Familja Cakoni në Thumanë ka humbur 7 anëtarë të familjes nga tërmeti shkatërrimtar që tronditi vendin më datë 26 nëntor.

Të afërmit që i kanë mbijetuar tragjedisë në një prononcim për “News 24”  thanë se kjo ishte një ngjarje shokuese për ta, kurse kanë përshkruar momentet dramatike.

Gjyshja e familjes: Kam ikur dhe kam gjetur rrëmujë vendin. Ishte shkatërruar gjithçka. Nuk e kam kuptuar më se ku jam. Nusja është në spital. Unë kam humbur vajzën e parë, djalin e gocës, goca e gocës, nusja e djalit, djali i gocës, kishte ditëlindjen, djali im 44 vjeç, goca e djalit 15 vjeçe. Kam gjallë nusen e djalit që i ka vdekur burri me dy fëmijë. Kam një djalë në Itali, e kam në burg. Ma mbajnë atje, duan lekë, lekë nuk kam. Ka 15 vjet që nuk e kam parë djalin.

Vëllai i madh: Nuk mund ta besoj. Isha larg, pas 6 orësh kam ardhur. Një motër ma tha. Unë shikoja ku është hyrja, se nuk ishte më, ishte zhdukur fare, nuk di si ta përshkruaj atë moment të trishtë. Këto nga fukarallëku janë futur brenda. Unë se di sesi jam gjallë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb